Basha shtoi se përballë kësaj situate, opozita ka bërë disa propozime. “Do të bëjmë gjithçka për të ndalur këtë fatkeqësi të re që Edi Rama po përgatit, këtë sëpatë për qafën e holluar të shqiptarëve. DO të fusë duart në xhepat e shqiptarëve për të mbyllur gropën e korrupsionit. Por nuk mund të mbushet duke u marr qindarkat e fundit shqiptarëve. Ka vetëm një mënyrë, që paratë e zhvatura me koncesione, PPP e tenderë korruptivë, të shërbejnë për të plotësuar hapat që ne kemi propozuar”.
Gjatë mbledhjes, deputetja Dhurata Çupi e ka pyetur kryetarin Basha për qëndrimin që do të mbajë kjo forcë politike në lidhje me një protestë të paralajmëruar për t’u zhvilluar të shtunën. Basha mësohet se i ka thënë që PD do të mbështesë, organizojë dhe inkurajojë çdo formë reagimi.