Në takimin e tij me demokratët në Kurbin, kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh ish-kryeministrit Sali Berisha, duke u shprehur se kush është non-grata nuk duhet të jetë në politikë.
Gjatë fjalimit të tij, Basha tha se atyre që bashkëpunojnë me kryeministrin Edi Rama, iu thotë “Ndal, ose jashtë!”.
“Veprat tona kanë folur qartë kur SHBA-të përcaktuan si non-grata personazhe të botës së krijimit në PS. Duke ndjekur këtë standard, me kompetencat ‘një anëtar një votë’ edhe unë kam marrë të njëjtin vendim në 9 shtator, me shpresën dhe besimin se Berisha do ia kursente demokrateve, atë që po bën dhe këto ditë të fundit.
Duke i thënë; na lë të të nderojmë për atë pjesë të mirë të historisë. Na lër të ecim para. Një standard kemi vendosur, që e ke mbështetur edhe ti. Kush është non-grata nuk duhet të jetë në politikë, madje më shumë se kaq. Por për fat të keq, interesa personale u vendosën para sakrificës së qytetarëve të Kurbinit dhe Lezhës. E vërtetë zoti Avokat Duka që si kemi dhënë dorën njëri-tjetrit. Do ta jap dorën. Por për ça do të akuzojnë? Nëse e kanë për kultin e individit, ata që të akuzojnë ose janë komunistë, ose janë të infektuar. Kulti i individit e ka marrë në qafë njeriut.
Ndaj në këtë sallë nuk jam për t’u fryrë sa herë dëgjoj përshëndetjet tuaja dhe emrin tim. Jam për të dëgjuar me përulësi mendimet e demokratëve dhe kritikat e drejtpërdrejta dhe për t’ju thënë e para; Ata që duan ta përçajnë PD, ata që duan ta shkatërrojnë PD, e bëjnë këtë për hesap të Edi Ramës. Atyre do iu themi; ndal ose jashtë! Ndërsa…një grusht njerëzisht janë këta që si kanë bërë llogaritë për demokratët për gjërat e tyre. Ndërsa një pjesë tjetër përhumbet pas njerëzve të së shkuarës, që mund të kishin ‘pushtuar’ dhe njerëz me atë gjuhë urrejtje. Ata e kanë kaluar vijën e kuqe.”- tha Basha.
Gjekmarkaj tregon pse pranoi postin e nënkryetarit të PD-së: Më 8 Janar pashë që Bashës s’i dridhet qerpiku
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, në një fjalim para demokratëve të Kurbin tregoi dhe një nga arsyet se pse pranoi propozimin për këtë post.
Gjekmarkaj tha se një nga arsyet ishte data 8 janar, protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Gjekmarkaj thotë se në datën 8 janar ka parë një Lulzim Bashë që s’i dridhej qerpiku, por që ishte i gatshëm që të përballej me rrezikun e t’i dalë për zot PD-së.
“Vëllezër e motra nga Kurbini, dhe Lezha. Prezenca juaj tregon se PD po ringrihet. Ajo ka filluar betejën e vetë tashmë me Edi Ramën, duke përmbyllur dilemat dhe shqetësimet që kemi pasur. Kemi vetëdijen e së ardhmes, kemi zgjedhur të ardhmen, kemi zgjedhur Lulzim Bashën.
Dua t’ju them dy fjalë për datën 8 janar. Kam qenë në selinë e PD bashkë me Bashën dhe deputetë të tjerë, me miq të tjerë, që janë këtu, në përmbushje të funksioneve që kemi në atë parti. U sulmuam duke u kthyer çdo kod bese, çdo kod burrërie, për të shkaktuar vëlla vrasësja dhe gjakderdhje. Këtë e kanë bërë komunistët në historinë e Shqipërisë. Gjejeni se kush është komunisti në këtë rast. Unë kam pasur nderin dhe kam pranuar ftesën e Bashës për të qenë nënkryetari i kësaj force. Një nga arsye të që e kam pranuar këtë është dhe data 8 janar se kam parë që Lulzim Bashës s’i dridhet qerpiku, që s’ka frikë, është i gatshëm që të përballet me rrezikun, t’i dalë për zot PD, të përballet me Ramën, që të jetë nesër kryeministri i Shqipërisë. Nuk ka përmbyllej të tranzicionit në Shqipëri nëse nuk bashkohemi bashkë dhe të nxjerrim jashtë personazhe të trancizionit. Në këtë fazë Shqipëria duhet të jetë pro amerikane dhe më demokratike.”- tha Gjekmarkaj.