Kryetari i Partisë Demokratike ka mbledhur kryetarët e degëve në lidhje me vijimësinë e protestave që do të mbahen në çdo qytet, sidomos në ato qytete ku dhe kryeministri Edi Rama ka takimet e tij.
“Ishin takime organizative, protestat do të vazhdojnë dhe do të fuqizohen nga dita në ditë nga java në javë derisa të realizojmë atë që do çdo shqiptar. Zgjedhje të lira të ndershme dhe një qeveri nga populli dhe për popullin”, u shpreh Basha.
Ndërkohë, Basha i ka kërkuar kryetarëve të degëve që të përgatiten edhe për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.