Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar sot ministrin e Jashtëm italian Luigi Di Maio, në vizitë zyrtare në Shqipëri.
Në dalje nga takimi, Basha deklaroi se i kishte shprehur ministrit italian “mirënjohjen më të thellë në radhë të parë për ndihmën gjatë tragjedisë së 26 nëntorit dhe që vazhdon, ndërkohë që faza e dytë e krizës po godet mijëra familje shqiptare në nevojë urgjente për ndihmë. Italianwt kanë qenë ndër të parët, ardhja e tyre me pajisjet edhe ekspertizën ishte jo vetëm mbështetje morale për ekipet tona që gërmonin me duar në rrënoja, por edhe për përshpejtimin e operacioneve që ndihmuan për shpëtimin e dhjetëra jetësh”.
Lideri demokrat shtoi se Italia është “avokat i palodhshëm që po bën për hapjen e negociatave, me Di Maion diskutuam për krizën në vend, dhe zgjidhjen e krizës përmes udhërrëfyesit të Bundestagut, reformës zgjedhore dhe zgjedhjeve të parakohshme për të rikthyer legjitimitetin e munguar që ka lënë pasoja të mëdha në kapacitetin e shtetit për të qeverisur dhe t’u përballur më fatkeqësitë natyrore”.
Basha shtoi se “26 nëntori ishte fatkeqësi natyrore, por tregoi qartw sa i keq përgatitur është shteti qoftë në përgjigjen e parë, qoftë në këto dy jave që kaluan.
Kam kërkuar që të kalohet nga fjalët dhe shfaqet e papranueshme, në vepra që janë detyrim i Qeverisë. Propozimet tona për biznesin i kemi marrë nga propozimet e Këshillit Italian të Ministrave, të adaptuar nga ekspertet tanë”.
Për sa i përket mundësisë për uljen në një tryezë me Qeverinë, Basha tha se “nuk bëhemi pjesë në një shfaqje që po na turpëron dhe po shton dhembjen e qytetarëve”.