Kryetari i PD-së Lulzim Basha i bëri thirrje ambasadave të ishin palë me vlerat e demokracisë dhe jo palë me parti.
“Asnjëherë nuk komentoj deklaratat e Ambasadave. Por meqë më pyetët kam një sugjerim. Nuk i kërkoj të jenë palë me asnjë person në Shqipëri apo parti, por i kërkoj të jenë palë me vlerat e demokracisë, zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe të luftës kundër krimit të organizuar dhe drogës dhe shitblerjes së votës, probleme që u shprehën qartë dhe në raportin e DASH. Protesta e së nesërmes do të jetë tjetër rast për të ngritur zërin. Shqiptarët e kanë kuptuar se e vetmja mënyrë për tu ndarë nga e keqja është protesta.
Kam bindjen dhe informacionin se do të hyjë në histori si një nga protestat më të mëdha për të ndalur të keqen dhe për të hapur dyert e mbyllura të Europës.”
Deklarata u bë sot pas takimit që kryetari i PD-së pati me Ministrin e jashtëm çek, Tomas Petricek