Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në Facebook shprehet se opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas, deri në largimin e Edi Ramës.
Sipas tij, Kryeministri është shkaktari i krizës dhe ai duhet larguar që të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mëngjesin e sotëm, kreu i selisë blu ka publikuar foto nga protesta e djeshme, e cila është shoqëruar me akte dhune.
“Bashkimi popullor i 2 Qershorit është asambleja më madhështore e shqiptarëve europianë, të vjedhur, të dhunuar e të tradhtuar, që kërkojnë zgjidhjen e krizës me largimin e shkaktarit të saj, qeveri transitore dhe zgjedhje të lira.
Unë e di që çdo shqiptar lufton të ketë të njëjtat të drejta si çdo qytetar europian. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak për veten se vlerat që na bashkojnë: demokraci, shtet ligjor dhe drejtësi të barabartë për të gjithë.
Ne nuk hedhim asnjë hap pas!
#8Qershor #ShqipëriasiEuropa”, shkruan Basha.