Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me ministri ne Jashtëm të Gjermanisë, Micheal Roth. Pas takimit, Basha në një deklaratë për mediat u shpreh se ka informuar ministrin për zgjedhjet në Shqipëri, që sipas tij kanë qenë një masakër zgjedhore dhe kanë ndikuar për keq në procesin e integrimit të vendit në BE.
Kreu në detyrë i PD i kërkoi ministrit gjerman që të ngrinte zërin për problemet zgjedhore në Shqipëri, pasi sipas tij po minohet demokracia.
“Shqipëri humbi një mundësi të artë për shqiptarët për demokracinë dhe për të ecur përpara me integrimin e vendit. Për mua nuk mundësi tjetër se sa procesi i integrimit evropian, Ky është një proces i meritave, i arritjeve. Por për fat të keq siç e kemi parë nga rezoluta e Bundestagut apo Këshillit Evropian, Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap para në tete vite.
Ne kemi bërë gjithçka që kemi pasur në dorë, duke filluar nga konsensusi për Reformën në Drejtësi dhe me konsensusi i 5 Qershorit. Ajo që i kam kërkuar ministrit Roth është të flasin dhe denoncojnë masakrën zgjedhore të 25 Prillit, para se të jetë vonë për demokracinë dhe Shqipërinë, përpara se Shqipëria të vazhdojë të jetë e mbushur me kriminelë në parlament. Gjermania ka qenë dhe është mbështetëse e madhe e Shqipërisë në çdo front“, tha Basha.
Roth: E ardhmja e Shqipërisë në BE, opozita të futet në Parlament
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë pas takimit pati një deklaratë të përbashkët me Bashën dhe dha disa mesazhe lidhur me situatën aktuale në Shqipëri.
Ministri gjerman ka kërkuar që të gjitha kritikat për zgjedhjet në Shqipëri të marrin zgjidhje nga institucionet. Por më tej ai kërkoi që opozita që të futet në Kuvend në Shtator, pasi siç tha ai është vendi më i duhur për të bërë debatet në vend.
“Unë jam dakord me Bashën kur thotë se ardhmja e Shqipërisë ndodhet në Bashkimin Evropian dhe askund tjetër. Nëse kjo rrugë do të jetë e suksesshme kjo nuk varet vetëm nga qeveria, por dhe nga opozita dhe Parlamenti. Unë jam në politikë që prej 23 vitesh, kam qenë dhe në opozitë dhe në qeveri.
Të dyja këto elemente janë shumë të rëndësishme, në një sistem demokratik nuk jemi armiq, por kundërshtar të njëri-tjetrit, ndaj mendoj se Parlamenti është vendi i duhur për të bërë debatet në vend“, tha ndër të tjera Roth.