Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një statusi në rrjetet sociale ka falenderuar Ursula Von Der Leyen dhe Komisionin Europian për gjithë suportin që po japin në ndihmë të Shqipërisë në këto momente të vështira.
“Mirënjohje për mbështetjen dhe humanizmin Ursula Von der Leyen dhe Komisioni Europian, në këto ditë të vështira, që la pas tërmeti i 26 nëntorit, i cili la pas mijëra njerëz të pastrehë, dhe në nevojë të madhe, për strehim dhe kujdes”, shkruan Basha.
Ditën e sotme Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen gjatë një Konference tha: “Ne do të japim 15 milionë euro nga fondi i politikës së fqinjësisë dhe kemi vendosur që do organizojmë një konferencë donatorësh për Shqipërinë“.