Kamza ishte ndalesa e radhës e Lulzim Bashës për te vijuar fushatën për te rimarrë sërish drejtimin e PD.
Sipas Bashës, demokratët nuk janë dorëzuar edhe para asaj të cilës ai e quan masakër elektorale te zgjedhjet e 25 prillit.
“As 2021 nuk na ka ulur në gjunjë përballë masakrës zgjedhore ne kemi qëndruar fuqishëm. Njësoj si në 91-shin besuam deri në çastin e fundit se regjimi po merrte fund, por në fakt poshtërsitë dhe hilet çuan në këtë masakër dhe përmes kësaj masakre një diferencë që s’është as sa gjysma e fletëve të pavlefshme, produkt i prerjes së listave dhe heqjes së emrave të kandidatëve nga listat, nga fletët e votimit.
Nuk është as sa gjysma ose është e barabartë me votat që mblodhi dhëndri dhe djali i një prej ortakëve të Edi Ramës. Me këto mendon Edi Rama se do të mbajë pushtetin, me këto mendon se do t’i imponohet shqiptarët, me këto mendon se do të na ulë kokën ju, mua, Partisë Demokratike? Ai e di fare mirë që jo”, tha Basha.