Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot pasdite e Kolegjin e Kryetarëve. Në mbledhjen e nisur në orën 17:00 ai mësohet të jetë shprehur se është në dispozicion të zgjidhjes së situatës brenda PD. Basha është shprehur në mbledhje, se PD nuk ndodhet në këtë situatë prej gabimeve, por për shkak të vendimit të 9 shtatorit (dita kur vendosi përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat).
“Grupi i qëndroi vendimit të 9 Shtatorit. E kuptojmë se nuk kemi shans me një non grata”, mësohet të jetë shprehur Basha.
“Kam përsëritur para deputetëve atë që u kam thënë ju në takimin e fundit: Jam në dispozicion të zgjidhjes. Zgjidhja është një proces. Këtu nuk ndodhemi prej gabimeve, por për shkak të vendimit të 9 shtatorit. Grupi i qëndroi vendimit të 9 shtatorit. E kuptojmë se nuk kemi shans me një non grata. Ajo që na vlen sot është një diskutim me përgjegjësi i Kolegjit të Kryetarëve pasi ky kolegj mban peshën më të madhe. Sfida është si t’i bëjmë bashkë këto 3 pjesë. 9 Shtatorin nuk e zhbëjnë, dot nëse nuk duam të zhbëjnë PD. Duhet të tregojmë mençuri të bashkojmë PD, që të arrijmë sukses elektoral. Situata është eksplozive dhe detyra jonë është të jemi 1 orë e më parë në shërbim të njerëzve. Unë në shërbim të zgjidhjes kam vënë në dispozicion gjithçka”, u shpreh kreu i PD.