Është mbyllur mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, ku lideri Lulzim Basha në përfundim ka deklaruar se PD do t’i bashkohet protestës së Aleancës për Teatrin në 16.30, “kundër një krimi makabër”.
“Shkaku është ky krim, por protesta ka për detyrë dhe synim diçka më të madhe, rikthimi i vlerave të demokracisë, dhe shanseve për një jetë më të mirë në vendin tonë”, tha ai.
Basha deklaroi edhe që Teatri do të rindërtohet me PD-në në pushtet “ashtu siç ishte, normalisht me modernizimin e brendshëm”.
Lideri demokrat deklaroi edhe që nesër opozita nuk shkon në tryezën e reformës elektorale.