Partia Demokratike njoftoi sot nisjen nga kryetari i saj Basha të një turi në të gjithë Shqipërinë, pagëzuar thjesht e pa shumë kreativitet, “Rrugëtim për Shqipërinë”.
“Objektivi kryesor i këtyre takimeve është projektimi i zgjidhjeve afatgjata, për çdo çështje dhe problematikë që vetë qytetarët do të ngrenë përmes pyetjeve të drejtpërdrejta drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike, Basha”, sqarohet në deklaratën e selisë blu.
Ndalesa e parë e Bashës do jetë Elbasani, qyteti ku ai startoi rrugëtimin e tij politik, duke marrë një mandat deputeti në zgjedhjet e vitit 2005, të cilat rikthyen PD-në e Berishën në pushtet.
Atëkohë, Basha ishte pjesë e KOP-it të famshëm (Komiteti i Politikave Orientuese), një strukturë e sajuar pak muaj para zgjedhjeve, me emra dhe fytyra të reja.