Kryeministri Edi Rama tha se maxhoranca tentoi një konsensus për presidentin e ri, referuar këto opozitës së Enkelejd Alibeajt. Ndërsa për Berishën u shpreh se “nuk kërkuan konsensus me të vdekurit”
Rama u pyet gjithashtu edhe për faktin që ish kreu i PD-së, Lulzim Basha mungoi në seancën e sotme.
Ju vjen keq që nuk kishit një President konsensual?
Rama: Nuk e kemi kërkuar kurrë dhe nuk e kemi pritur që të kemi konsensus me të vdekurit. Kemi qenë këtu për të pasur konsensus me të gjallët.
Basha nuk ishte i pranishëm në seancë…
Rama: Lëreni të flejë.