Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar pse e përjashtoi Sali Berishën në datën 9 shtator nga grupi parlamentar, një kohë kur ishte konfirmuar në krye të PD-së.
Teksa i ka dalë në mbrojtje vendimit të SHBA-së, Basha tha se vendosi ta përjashtonte në atë kohë sepse Berisha ia ka thënë shprehimisht se para interesave të tij nuk vë interesat e demokratëve.
Po ashtu ai paralajmëroi se së shpejti do të shpallen non grata edhe Ilir Meta dhe Edi Rama, që ai e quan trekëndëshi i Bermudës.
“Që nga qershori e deri në 9 shtator unë kam qenë i angazhuar që Berisha të përmbushte zotimin e dhënë demokratëve të mos bëhej barrë dhe pengesë për demokratët. Më ka thënë se nuk kam ndërmend të vendos asnjë para interesit tim personal dhe as demokratët. SHBA nuk janë ish-Bashikimi Sovjetik dhe nuk do ishin këta që janë nëse do vepronin si një vend ish-komunist. Kanë instrumentat e tyre dhe janë ata që kur komunistët shqiptarë i thyen zgjedhjet e ’91 na dolën në krah në ’92 dhe kështu e larguam komunizmin në Shqipëri.
Pas SHBA Shqipëria nuk do ishte në NATO. SHBA-të nuk marrin vendime politike. Do t’i vijë dita edhe brinjëve të tjera të trekëndëshit të Bermudës, por nuk jam as unë as ti që përcaktojmë shpejtësinë e institucioneve amerikane.
Unë nuk jam mashë e askujt dhe këtë e kam provuar me akte jo me fjalë. Kur unë kam bindjen se në lojë janë interesat kombëtarë nuk ka gjë përveç zotit të më ndalojë mua. Këtu ishin interesat e demokratëve përballë atyre të Berishës dhe sigurisht që do zgjidhja ato të demokratëve. SHBA e ka shpallur non grata dhe Rama duke të ishte shpallur me kohë non grata. E vetmja gjë që kam në dorë unë dhe jam përgjegjës para demokratëve është ta mbroj apo thërrmoj interesin e demokratëve”, tha Basha.
“Nuk ka Kuvend të 11 dhjetorit, ishte manipulim, nisi me faull dhe mbaroi me faull”
Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi në emisionin “Open” se në 11 dhjetor nuk u zhvillua Kuvend dhe gjithçka ishte manipulim.
Sipas Bashës, tubimin mund ta thërriste kush do, që nga Edi Rama te Tom Doshi e Ilir Meta.
Kreu i PD-së tha se tubimi nisi me faull dhe mbaroi me faull.
“Unë jam kryetar i PD i zgjedhur nga anëtaret. Jam kryetari i opozitës, kam një betejë të vështirë për tu udhëhequr.
Nuk ka patur Kuvend në 11 dhjetor, ka patur një tubim që mund ta thërriste edhe Tom Doshi, nesër mund ta thërrasë edhe Edi Rama, Ilir Meta.
Gjithçka është një manipulim. Në disa momente kyçe procesi i tubimit nisi me faull dhe mbaroi me faull. Ata që mbyllën firmat në kasaforta duhet të procedoheshin dhe pastaj mbaroi me skena ku shtypeshin ato butonat apo ato të manipulimit të votave në kuti.
Nuk ka krizë legjitimiteti në PD ka një krizë legjitimitet të Berishës me SHBA që kanë shpallur non grata, ka një lëvizje të Berishës për t’ju imponuar demokratëve dhe për të marrë peng demokratët.”, tha Basha.