Sipas kryedemokratit Lulzim Basha, pas Sali Berishës, radhën për t’u shpallur non grata nga SHBA e kanë Ilir Meta dhe Edi Rama.
Gjatë një konference me gazetarët, Basha deklaroi se edhe dy brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermudës do kenë fatin e tij duke theksuar se ata konkurrencën e kanë me njëri tjetrin.
“Më 18 Dhjetor demokratët bashkohen. Me Sali Berishën po konkurrojnë me sukses dy brinjët e tjera të trekëndëshit e Bermudës për t’u shpallur non grata. Mesa di unë, edhe dy brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermudës do të kenë fatin e tij. Mbani mend ato billboardet me Sali Berishën dhe Ilir Metën? Sepse këta mbajnë njëri-tjetrin.
Konkurrencën e kanë me njëri tjetrin. Ndoshta do ishte dikush tjetër përpara non grata. Jam i bindur që koha do jetë ilaçi më i mirë për dy brinjët e tjera. Deri tani në pole position non grata është Berisha. Ky është fillimi dhe jo fundi”, tha Basha.