Politika Basha pas mbledhjes me deputetët: Katër kërkesat që do të dorëzojmë në...

Basha pas mbledhjes me deputetët: Katër kërkesat që do të dorëzojmë në Kuvend, është fillimi i ofensivës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas mbledhjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar ka treguar detaje nga aksioni opozitar që do të zhvillohet në Kuvend.

Për mediat, Basha u shpreh se në një kohë shumë të afërt do të kërkohet ulja e TVSH-së për ushqimet e shportës, për të lehtësuar xhepat e qytetarëve. Po ashtu konfirmoi dhe kërkesën për ngritjen e komisioneve hetimore dhe tha kjo është vetëm nisja e ofensivës në Kuvend.

“Vetëm sot INSTAT ka publikuar të dhëna që prek çdo shqiptar, kjo është varfëria ekstreme që vjen nga rritja galoponte e çmimeve. Ne nuk mund të rrimë para kësaj situate në rrafshin e denoncimit. Për të sjellë një lehtësim për qytetarët shqiptar grupi i PD do të propozojë uljen e TVSH-së për mallrat e shportën ushqimore nga 20% në 5%.

Ky nuk është thjesht një propozim politik, por është në hap i domosdoshëm për të ndihmuar qytetarët që janë në varfëri ekstreme. Qytetarët duhet të kuptojnë se me forcën që na kanë dhënë do të kërkojmë uljen e TVSH-së. Duhet ulur TVSH-ja si një hap i parë dhe i menjëhershëm. E dyta, ne jemi në Parlament në funksion të kthimit të demokracisë në vend, që është asgjësuar nga masakra zgjedhore. Tre komisionet hetimore do të kërkojnë të dhëna për masakrën zgjedhore të 25 Prillit. Komisioni do të merret me një çështje që e ka marrë e gjithë bota që është çështja “Beccheti” që erdhi për shkak të luftës personale me Edi Ramën.

E treta ka të bëjë me një çështje të njohur publikun që është çështja e inceneratorëve. Këto janë fillimi i një ofensive parlamentare, kam dhe një mesazh tjetër për drejtësinë që të bëjë punën e saj, pasi shumica e atyre që kemi denoncuar duhet të ishin prapa hekurave”, tha Basha.