Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim këtë të diel me përfaqësues të familjeve pronare në Tiranë, nga ku është shprehur se partia që ai drejton e ka detyrim t’i japë zgjidhje çështjes së pronave.
“Sonte në mbrëmje prita për një bashkëbisedim të hapur disa përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës.
PD ka detyrimin e pashlyer t’i japë zgjidhjen e munguar dhe përfundimtare problemit të pronarëve, dhe unë jam personalisht i angazhuar për ta bërë atë realitet”, shkruan Basha në një postim në rrjetet sociale.