Politika Basha: PD do të votojë pro rritjes së pagave të gjyqësorit, ndikon...

Basha: PD do të votojë pro rritjes së pagave të gjyqësorit, ndikon në luftën kundër korrupsionit

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një deklaratë për mediat para nisjes së seancës plenare është shprehur se do të votojë pro rritjes së pagave për sistemin gjyqësor.

Ai theksoi se rritja e pagave bën që sistemi gjyqësor të jetë më i pavarur dhe më i gatshëm për të marrë hetime kundër korrupsionit.

“Nuk ka pse ta dyshojë që vota për rritjen e pagave të gjyqësorit është votë për pavarësinë e gjyqësorit. Një gjyqësor i pavarur është një nga mundësitë për ta mbajtur këtë qeveri përgjegjëse dhe para gjyqësorit.

Ne nuk bëhemi pjesë e lojërave që hidh gurin dhe fsheh dorën. Sa më i pavarur gjyqësori aq më e suksesshme lufta kundër korrupsionit. Rritja e rrogave bën që sistemi gjyqësor të jetë më i pavarur dhe më i gatshëm për të marrë hetime kundër korrupsionit”, tha Basha në fjalën e tij.