Politika Basha përjashton Bardhin nga PD, Kryesia: Ka shkelur vendimet kolegjiale. Po ndjek...

Basha përjashton Bardhin nga PD, Kryesia: Ka shkelur vendimet kolegjiale. Po ndjek një axhendë personale

Lulzim Basha ka përjashtuar Gazment Bardhin nga Partia Demokratike. Sipas Kryesisë së PD-së, Bardhi ka shkelur vendimet kolegjiale të Partisë Demokratike.

“Ka ndërmarrë veprime në kundërshtim me interesat politike dhe elektorale të PD, për mosnjohjen e institucioneve të dala nga vota e demokratëve. Bardhi ndjek axhendë personale dhe kërkon të zhvendosë PD nga orientimi i përcaktuar nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar, në raport me aleatët strategjikë dhe bashkëpunimin me individët e sanksionuar si non grata, që kanë ndërmarrë një aksion kundër PD-së”, thotë Kryesia e PD-së.