Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në rrjetet sociale pas kallëzimit që dy policë i bënë kryebashkiakut të Lezhës, Pjeri Ndreu. Basha thotë në Twitter, se punonjësit e ndershëm të policisë janë tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi.
“Punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi. Kur vjen në pushtet me krimin, policia përdoret si vegël për të mbrojtur lidhjet e pushtetit me krimin. Pasojat e këtij modeli që sundon vendin i vuajnë qytetarët, fëmijët dhe familjet shqiptare. Zgjidhja është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin. Prandaj fajtori ishte sot pa përgjigje. Peshku qelbet nga koka”, shkruan Basha.
Edhe kryeministri Edi Rama foli në një konferencë për mediat këtë të martë në lidhje me këtë ngjarje. Rama tha se, “tasti konkret është një rast për të cilin është bërë një denoncim dhe çështja mes palëve zgjidhet në rrugë ligjore. Ka bërë shumë gabim dhe duhet të përgjigjet për gabimin që ka bërë në rrugë ligjore”.