Si rrallë në ligjërimin demokrat, kreu i PD-së Lulzim Basha pranoi përgjegjësinë e partisë së tij në vite në lidhje me çështjen e pronësisë.
Më saktë, ai iu referua pronarëve, pra atij kontigjenti pranë PD-së dikur, por që në vite nisi të ndihej i tradhëtuar.
“Pronarët, të cilët për fat të keq, akoma nuk e kanë marrë të drejtën e tyre dhe për këtë një pjesë të madhe të peshës së përgjegjësisë e kemi ne, më të madhe se Partia Socialiste, se nga ata nuk keni se çfarë të prisni. Pronarët nuk kishin se çfarë të prisnin nga ata, ne shumë shpejt do të shpalosim planin tonë, por edhe për ish-të përndjekurit, që kemi planin tonë”, deklaroi Basha dje gjatë një takimi në Shkodër.
Në fakt, rënia dramatike elektorale e PD-së, i dedikohet dhe faktit se kjo parti humbi në vite shtresëzime elektorale të fuqishme të fillimeve, siç qenë pronarët dhe ish-të përndjekurit.