Kryesore Basha propozon emrat e rinj për të zëvendësuar të shkarkuarit në Kryesi...

Basha propozon emrat e rinj për të zëvendësuar të shkarkuarit në Kryesi dhe Këshill Kombëtar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi mbrëmjen e së enjtes Këshillin Kombëtar ku u propozuan emrat e rinj për të zëvendësuar anëtarët e këshillit të shkarkuar gjatë Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit.

Kështu në vend të Edi Palokës, në krye të këshilli kombëtar është propozuar Arta Sakja.

Propozimet gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar:

Kryetar i Këshillit Kombëtar:  Arta Sakja

Sekretar Organizativ: Flamur Hoxha

Sekretar Ligjor dhe Zgjedhor: Indrit Sefa

Sekretar për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin: Roland Bejko

Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën: Kreshnik Çollaku

Lista vijuese e Kryesisë, sipas rendit alfabetik:

Agron Kapllanaj

Gazment Koduzi

Helidon Bushati

Xhelal Mziu

Xhemal Gjunkshi

Anëtarë të Komisionit të Apelit, Etikës dhe Disiplinës:

Kryetare Flutura Açkaj

Anëtarë:

Dash Sula

Orjola Pampuri

Xhemal Bushati

Arbi Agalliu

Komisioni për Hartimin e Rregullores së Këshillit Kombëtar:

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Arta Sakja

Sekretari Organizativ, Flamur Hoxha

Sekretari për Çështje Ligjore dhe Elektorale, Indrit Sefa

Gjatë Kuvendit të 18 dhjetorit u shkarkuan:

Edi Paloka, kryetar i Këshillit Kombëtar

Ervin Minarolli, sekretar organizativ

Ivi Kaso, sekretar për çështje zgjedhore

Ledina Mandija, sekretar për pronarët

Belind Këlliçi, sekretar për Diasporën

Burime nga mbledhja e Këshillit Kombëtar bëjnë me dije se Basha iu ka kërkuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar që duke nisur nga nesër, secili duhet të jetë prezent në terren me demokratët duke filluar nga ai vetë.