Politika Basha: Pse Rama do të largojë Milva Ekonomin si deputete për ta...

Basha: Pse Rama do të largojë Milva Ekonomin si deputete për ta komanduar si kryetare të Bashkisë së Durrësit

Kryetari i Partisë Demokratike ka denoncuar, sipas tij, një tjetër aferë korruptive me inceneratorët.

Në një konferencë për shtyp me gazetarët, Basha ka deklaruar se kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, refuzon që të firmosë një kontratë që përfshin inceneratorin e Durrësit dhe atë të Tiranës.

Për këtë arsye, shpjegoi kryedemokrati, po përgatitet skenari që deputetja e Partisë Socialiste Milva Ekonomi të japë dorëheqjen si ligjvënëse dhe të komandohet zv/kryetare e Bashkisë së Durrësit.

“Kryetarja nuk pranon të firmosë një aferë qindra milionëshe për të çuar lekë te inceneratori i Tiranës. Dhe po bëjnë gati Milva Ekonomin që të japë dorëheqjen nga deputete dhe ta çojnë atje që të firmosi e të japë lekët, ky është plani. Milva Ekonomi të japi dorëheqjen nga deputete, të komandohet nënkryetare, të iki kjo që është kryetare, dhe të firmosi shkresën të paktën 100 milionëshe”.