Programi ekonomik i Partisë Demokratike u vlerësua si “pa shtyllë kurrizore” nga kryeministri Edi Rama, ndërsa për këtë ka reaguar sërish kreu i PD Lulzim Basha.
Me anë të një statusi në Facebook, ai shkroi se Shqipëria nuk do të arrijë dot asgjë nëse nuk largojmë Ramën.
“Rama vendosi të më sulmojë sot personalisht vetëm sepse unë prezantova këtë plan ekonomik para te gjithë jush. Rama papritmas u kujtua të bënte edhe ca premtime të tjera boshe, a thua se ai tani është në gjendje të bëje atë që nuk e arriti dot ta bënte për 8 vjet me radhë.
Dua të jem i qartë: Rama nuk bën dot asgjë pas 8 vjet dështimesh. Shqipëria nuk do të arrijë dot asgjë nëse nuk largojmë Ramën. Prandaj është qëllimi ynë që në këto zgjedhje, të largojmë Ramën në mënyrë që t’i sjellim Shqipërisë ndryshim dhe shpresë. Në 25 Prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë”, shkruan Basha.