Nga selia blu, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha falenderoi të gjithë pjesëmarrësit në protestën e sotme të 16 shkurtit të thirrur nga opozita e bashkuar.
Basha tha se nga sot, Edi Rama, nuk është më Kryeministër para syve të shqiptarëve dhe nuk mund të jetë i tillë as para botës demokratike.
Kreu i demokratëve theksoi se “puna e nisur sot duhet çuar deri në fund”.
Por edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën duke e cilësuar të si “rrumpallë e rrënim për Shqipërinë”.
“Zgjedhja është e qartë: Mund e durim për Shqipërinë që duam apo rrumpallë e rrënim për Shqipërinë që kishim”, shkruan Rama në Instagram.