Në takimin me demokratët e Lezhës, kreu i opozitës identifikoi Edi Ramën si problemin më të madh për ekonominë, papunësinë dhe shkatërrimin e drejtësisë. Duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Durrësit, e cila ndryshoi vendimin e saj të mëparshëm për pavlefshmërinë e mandatit të prodhuar nga 30 Qershori, kryedemokrati tha se “kjo tregon se drejtësia është tërësisht e privatizuar nga Edi Rama. 3 vjet pas miratimit të reformës në drejtësi, drejtësia është tërësisht e kapur nga Rama. Kjo është arsyeja pse drejtësia nuk funksionon”. “Edi Rama është kryeministri më hajdut, më arrogant, dhe më mashtrues më historinë e Shqipërisë. Paratë tuaja, paratë e shqiptarëve po i vjedh Edi Rama me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur. Nëse shqiptarët nuk kanë të hanë është sepse paratë e tyre i ka vjedhur Edi Rama. Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Ramës dhe janë shpërdoruar për tekat e Ramës në lluks dhe fasada”, theksoi Basha. Ai tha se nëse shqiptarët janë pa punë, është sepse ekonominë, paratë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Ramës. “Edi Rama është artist i mashtrimit. – theksoi Basha në takimin me demokratët e Lezhës. -“Çdo gjë që ka premtuar, çdo gjë që ka thënë, ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur. Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve.” Lideri i opozitës theksoi rëndësinë e avancimit të objektivit madhor të PD, që, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, të shndërrohet nga shumica morale e vendit në shumicë qeverisëse. “30 qershori, në këtë pikëpamje vetëm ka përforcuar dhe konfirmuar si të drejta shqetësimet dhe rrugëdaljet nga kriza që kemi parashtruar: një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, çuarjen para drejtësisë të të gjithë politikanëve dhe kriminelëve, të faktuar para të gjithë botës si hajdutët e zgjedhjeve, dhe zgjedhje të parakohshme”, tha Basha.
Politika Basha: Rama, kryeministri më hajdut në historinë e Shqipërisë