Varfëri, papunësi dhe shumë biznese që falimentojnë. Është kjo gjendja që ka parë kreu i PD-së Lulzim Basha, në njësinë numër 8 në Tiranë, ku vizitoi qytetarë dhe biznese.
Ai thotë se ata po vuajnë një krizë të thellë ekonomike e shkaktuar nga “Ramavirusi”.
“Qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar nga Rama. Nuk ka asnjë projekt konkret për të nxjerrë nga kriza e pandemisë ekonomike biznesin e vogël. Shfaqjeve me regji të propagandës së Edi Ramës ju ka dalë boja. Situata e vështirë ekonomike, xhepat e boshatisur, tavolinat e zbrazëta dhe papunësia alarmante janë e vërteta e hidhur që nuk mund të fshihet”, tha Basha.
Edhe pse qytetarët janë në vështirësi, sipas Bashës, Rama ka dhënë 727 mijë euro për inceneratorin e Tiranës.