Kreu i PD Lulzim Basha shprehet se ndërsa qeverisë i ka ardhur fundit, ka hequr dorë nga fasada.
Basha shkruan në Twitter se shembja e Teatrit u bë për të grabitur pronën publike dhe për të shtuar me 30 milionë euro borxhin e shqiptarëve.
“Teksa po i afrohet fundit të qeverisjes RAMAVIRUSI ka hequr dorë nga fasada. Shkatërroi Teatrin Kombëtar duke përfituar nga pandemia, në shkelje flagrante të çdo ligji dhe norme shoqërore, për të grabitur pronën publike dhe për të shtuar me 30 milionë euro borxhin e shqiptarëve”.
Kreu i demokratëve shprehet se kriza ekonomike dhe papunësia në vend, do të marrin fund pas largimit nga qeveria të Edi Ramës.
“I babëzituri nuk do t’ia dijë për mbi 120 mijë të papunë, për bizneset që falimentojnë përditë, për mijëra familjet në nevojë dhe varfërinë që falë tij është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Kriza e thellë ekonomike dhe papunësia do marrin zgjidhje vetëm kur të largojmë RAMAVIRUSIN”.