Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha edhe njëherë ka përsëritur përmes rrjeteve sociale apelin për të ndjekur rregullat e mjekëve për të parandaluar koronavirusin, për të cilat nevojitet “bashkëpunimi i të gjithëve”. Por sipas liderit opozitar, qeveria “duhet të bëjë rolin e saj dhe jo atë të mjekut”.
Duke nënvizuar se kufizimet e forta nuk kanë nevojë “për kërcënime dhe shthurje gjuhe, por për masa shtesë”, që sipas tij qeveria nuk ka ndërmarrë.
Sipas tij qeveria nuk ka një skenar alternativ në qoftë se emergjenca vazhdon më gjatë, veçanërisht për garantimin e furnizimeve me ushqime dhe ilaçe, ose paketa interneti falas për nxënësit që duet të mësojnë nga banesat e tyre.
Kryeopozitari kritikoi edhe mos furnizimin nga ana e qeverisë të strukturave shëndetësore me pajisje respiratore shtesë, si dhe kitet e testimit për COVID -19.