Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikoi edhe njëherë tjetër 8 propozimet e Partisë Demokratike, të cilat duhet të përfshihen, sipas tij, në planin e masave të marra nga qeveria shqiptare për frenimin e përhapjes së koronavirusit dhe mbrojtjen e ekonomisë shqiptare.
Nuk ka vonuar shumë dhe ka reaguar kryeministri Rama, i cili i përgjigjet me ironi kreut demokrat.
“Mirë virusi e mirë gjithë ky mal me halle mbi kokën e popullit, po s’të le as 7×7=42-shi me masat fantastike që i përsërit duke folur në gjumë! Fli o xhan fli se të erdhi dita po pas duarve laj edhe sytë që ta kuptosh se je zgjuar e mos i tregosh miletit si duket virusi nga hëna!”