Lideri i opozitës Lulzim Basha ka mbledhur mbrëmjen e kësaj të mërkure aleatet për të diskutuar rreth përfaqësimit të opozitës në mbledhjen e Këshillit Politik, që është dhe pika e parë e marrëveshjes për reformen zgjedhore.
Opozita ka vendosur që në mbledhjen e së enjtes të shkojnë Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili, Mesila Doda, Fatmir Mediu dhe Vangjel Dule.
Më herët, Basha mblodhi kryetaret e degëve të PD për ti sqaruar për marrëveshjen per reformën zgjedhore dhe hapat që do të ndjekë opozita.
Në mbledhje ka patur propozime për një protestë në përvjetorin e djegies së mandateve ne shkurt, por ky propozim nuk është miratuar.
Basha ka mbledhur dhe ish-deputetët dhe anëtaret e kryesisë për ti sqaruar për marrëveshjen.