Pasi bleu domate një javë më parë, kreu i PD, Lulzim Basha është shfaqur sërish me gjyshe Verën duke bërë pazar e duke diskutuar për problemet me të cilat përballet sot mosha e saj.
Në video, gjyshe Vera i tregoi kreut të selisë blu se fëmijët i ka papunë ndërsa pagesa për energjinë elektrike është shumë e lartë. Ndër të tjera, Basha e shoqëroi banoren edhe në treg.
Vera: Dy çunat papunë, nuset papunë. Vetëm njëqind e ca mijë lekë kam paguar dritat.
Lulzim Basha: Dritat dhe ujin…
Vera: Pa ujin, ujin nuk e kam paguar se nuk më doli pensioni. Unë marr një pension 182 mijë lekë.
Lulzim Basha: Domethënë ty të shkon më shumë se gjysma e pensionit vetëm për drita.
Vera: Po ilaçet?
Lulzim Basha: Me gjithë këto pagesa që bën, kur arrin në pazar çfarë blen?
Vera: Çfarë do blej! Dy patëllxhanë, dy kunguj, qepë, patate…Ndiq rutinën e nënave shqiptare.
Lulzim Basha: Sa të shkojnë ilaçet vera?
Vera: 40 mijë.
Lulzim Basha: I ka këto kusure mosha. Se kam edhe dy prindërit me ilaçe. Me këto që më the ti s’ka vend as për dinjitet.