“Në Durrës, pandemia veçse e ka thelluar më shumë krizën ekonomike”. Është kjo deklarata e kreut të PD-së Lulzim Basha.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka vizituar qytetarë e Durrësit ai thotë se ky vend po vuan ende pasojat e tërmetit të Nëntorit.
Basha thotë se qytetarët që ka takuar i kanë shprehur shqetësimin për mungesën e ndihmës nga qeveria Rama.
“Janë të shumtë dhe në Durrës ata që nuk kanë marrë rrogën e premtuar nga qeveria. Ndërkohë që rihapja e bizneseve me fasha orare të reduktuara veç uljes së xhiros shoqërohet dhe me faturat e larta të energjisë elektrike, tatimeve dhe taksave vendore. Përditë e më zi shohin durrsakët ndërsa sezoni turistik i këtij viti pritet të jetë i vështirë dhe me humbje të pallogaritshme për turizmin e qytetit. Familje të tëra që do të kenë më pak të ardhura për shtëpitë e tyre pasi një nga burimet kryesore do shterojë”.
Sipas Bashës, qeveria ka keqmenaxhuar situatën e pandemisë në kurriz të shqiptarëve dhe ka favorizuar 10 oligarkë.