Rikonstruksion i rrjetit të energjisë dhe infrastrukturës rurale, riaktivizmi i rrugës së bregut të Drinit dhe shpallja nënprefekturë e Tropojës janë disa nga angazhimet e para të kreut demokrat Lulzim Basha, kur të vijë në pushtet. Gjatë ndalesës së tij në Tropojë kreu demokrat kërkoi nga qytetarët që të votojnë numrin 9 për ndryshimin dhe për të ardhmen e fëmijëve në këtë vend
“Duke votuar koalicionin tonë për ndryshim 9, për të ardhmen e fëmijëve tanë që nuk duhet të largohen, por të ndërtojnë jetën e tyre këtu. Mbështetje për rritjen e energjisë elektrike që është lënë pas dore nga kryeministri Rama. Rikonstruksion i rrjetit të energjisë dhe infrastrukturës rurale dhe riaktivizmi i projektit të rrugës së bregut të Drinit për ta bërë Tropojën siç është; diamanti në mes të një hajmalie të bukur, rrafshi i Dukagjinit, Shkodrës dhe Ulqinit. Ata që 8 vite e lanë këtë vend as dore ua larguan shërbimin, menduan se do mposhtin shpirtin e tropojanit. Sot ju them se ndër vendimet e para të qeverisë sime do të jetë deklarimi Nënprefekturë i Tropojës dhe zhvendosja e shërbimeve këtu nuk do të udhëtojnë më dhjetëra km për një dokument. Shërbime për njerëzit, afër njerëzve”.
Përballë tropojanëve, Basha theksoi se ndryshimi i pandalshëm po vjen, “pas 8 viteve të gjata që kanë rrënuar shqiptarët”, por që sipas tij nga Saranda në Tropojë e kanë kuptuar që Rama duhet larguar.
“Ndryshimi i pandalshëm po vjen, 8 vjet të gata, një dimër pa fund për familjen, sipërmarrjen fermerët, prindërit e fëmijët. 8 vite dështime e premtime të pambajtura dhe njeriu përgjegjës ka guximin të kërkojë prapë 4 vite të tjera. Është një mrekulli, por e shpirtit të shqiptarëve sepse asnjë komb nuk do kishte qëndruar pas 8 vitesh rrënim, por shqiptarët e kanë kuptuar nga Saranda e Tropojë e kanë parë e dëgjuar se 4 vitet e tjera si këto 8 nuk i pranon dot më asnjë shqiptar iu majtë e i djathtë ndaj jemi të gjithë të bashkuar se e dimë fare mirë përgjigjen se kërkojnë të mbajnë fëmijët e e tyre këtu. Të gjithë baballarëve që kërkojnë të ardhmen, shqiptarëve që kërkojnë të ecin përpara dhe atyre që e duan Shqipërinë në BE kjo do të bëhet realitet vetëm duke votuar për ndryshimin. Duke votuar koalicionin tonë për ndryshim, nr 9, për të ardhmen e fëmijëve tanë që nuk duhet të largohen, por të ndërtojnë jetën e tyre këtu”.
Ai u kërkoi qytetarëve që të bashkohen më 25 prill për të ardhmen e fëmijëve dhe të Shqipërisë. Basha theksoi se koha e Edi Ramës dhe premtimeve të pambajtura ka marrë fund.
“8 vite të gjata do të marrin një përgjigje më 25 prill, kjo është pyetja që shtrohet para çdo shqiptari, para prindërve që kanë përgjegjësi për veten e tyre. Ne e dimë fare mirë se më 25 prill do të jenë votimet më të rëndësishme në historinë e këtij vendi nga përmbysja e diktaturës dhe ardhja e demokracisë. Nëse doni që ky vend të ecë përpara, më 25 prill të gjithë bashkë votojmë nr. 9 Ti prijmë së bashku rrugës së ndryshimit dhe të hapim rrugën drejt Europës siç mendon rinia e Tropojës dhe Shqipërisë. Ndryshimi është në dorën tuaj. Brenda 100 ditëve të para hapja e negociatave, koha e premtimeve të pambajtura ka marrë fund, koha e Edi Ramës ka marrë fund”.