Partia Demokratike zyrtare është duke shpalosur programin e saj elektoral për zgjedhjet e ardhshme.
Në fjalën e tij, kreu Lulzim Basha, u shpreh se Partia Demokratike, është e vetmja forcë që mund të hartojë një program për zhvillimin e vendit. Kjo pasi sipas Bashës, PD është e vetmja “që nuk interesohet vetëm për hallet e demokratëve, por edhe për shqiptarët në tërësi.”
Kryedemokrati prezantoi iniciativën e PD-së për themelimin e atij që do të quhet Fondi për Familjen.
Në kuadër të kësaj iniciative, Basha tha se do të jepen 2 000 euro për çdo bebe që lind, ndërsa për çiftet që sjellin në jetë fëmijën e tretë, do të ndahen 20 mijë euro.
Po ashtu, sipas këtij programi, 5 000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjeç që angazhohen 4 vite në ushtri dhe do të paguhen si rezervistë deri në moshën 45-vjeçare.
Basha përsëriti edhe një herë mbështetjen e Partisë Demokratike për institucionet e drejtësisë.
PROGRAMI
FONDI PËR MIRËQENIEN E FAMILJES:
2,000 për çdo bebe. 20 mijë euro për fëmijën e tretë
30 mijë çifte të reja shqiptare marrin subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë
2- MENDJE E SHËNDOSHË, TRUP I SHËNDOSHË:
Drekë për nxënësit në gjithë shkollat 9-vjeçare dhe te mesme dhe shkolle gjate gjithë ditës kurse kompjuteri, gjuhe te huaj, klasa arti dhe klasa sportive deri ne oren 16
3- NEXTGEN:
Trajnim/praktike punë e paguar 1 vjeçare për të marrë një profesion per 10mijë te rinj pas shkolles se mesme (qe nuk vazhdojne universitetin) por edhe për student të sapodiplomuar, si urë lidhëse mes shkollës dhe tregut të punës.
Katër Kampuse Kombëtare ku do te trajnohen 25 mijë te rinj në fusha prioritare të teknologjisë së informacionit dhe programimit.
4- FLAT TAX 9 %
5- PROFESIONET E LIRA TATIM 9%
6- REFORMA E PRONËS!
Zgjidhet menjëherë pa burokraci. Kthim i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë. Lëshimi i obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës. Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis.
7- MBËSHTETJE PËR FAMILJET FERMERE
Çdo vit do të akordohen 100 milion euro subvencion direkt për bujqësinë dhe blegtorinë, 50 milion euro në infrastrukturë, për mbështetje të drejtpërdrejtë Përfitues 150 mijë fermerë.
8- PENSIONET RRITJE DHE BONUS PERIODIK
9- STATUSI I TË PËRNDJEKURIT
Me vlerë monetare të barabartë me statusin e ish ushtarakut.