Politika Basha: Shqiptarët protestuan si në çdo vend kur shkelet Kushtetuta

Basha: Shqiptarët protestuan si në çdo vend kur shkelet Kushtetuta

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh në Facebook “brenda dhe jashtë Parlamentit shqiptarët protestuan si në çdo vend europian kur shkelet Kushtetuta dhe dhunohet drejtësia”.

“E gjithë Shqipëria pa se ky vend ka burra dhe gra, të rinj dhe të reja, qytetarë që ngrihen në këmbë, luftojnë, sakrifikojnë dhe nuk e pranojë shkeljen e Kushtetutës nga një autokrat i lidhur me krimin. Rrugë tjetër nuk ka”, shkruan Basha