Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me aktorët në çadrën e protestës, tha se vetting-u do të bëhet një ditë pas vendosjes së qeverisë teknike.
“Nuk ka vetting me Armando Prengën dhe Elvis Roshin. Ne që nesër u japim shqiptarëve vetting-un për të cilin votuan, por jo me këtë qeveri. Vetting do të ketë një ditë pas vendosjes së qeverisë teknike”, deklaroi Basha.
Kryetari i PD-së shtoi se, “Rama synon të prishë zgjedhjet e ardhshme, që ai dhe kriminelët të qëndrojnë në pushtet”.
Po, sipas Bashës, “ekuacioni ka ndryshuar dhe populli nuk ka më frikë”.