Kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk ndalet me akuzat ndaj LSI.
Ai sot ka shtuar dozën e akuzave duke i dhënë edhe një paralajmërim të fortë për ish-kreun e LSI-së, Ilir Meta.
Duke iu referuar Shekspirit dhe ironisë që bëri dje LSI-ja (mund ta lexoni KËTU) me Romeo Gurakuqin, Basha kujtoi se ka edhe një tjetër vepër Shekspiri, “Tregtari i Venedikut”.
“Tregtarit të Venedikut i them ta marrë me qetësi dhe dashuri faktin që SHKP e tij do të shkojë drejt falimentimit total më 25 qershor, skllavërimi i votuesve merr fund. Pazaret politike marrin fund në 25 qershor, opozita e bashkuar dhe PD me votën e qytetarëve do te qeverisin republikën e re”, tha Basha.
Më tej, i sugjeroi Metës: “Merre me qetësi dhe dashuri, mos e shkel etikën se je President i zgjedhur, edhe pse me Pazar, lëre Petritin ta marrë faturën e falimentimit të SHPK, matrapazllëqet nuk kanë vend në republikën e re”.