Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se tashmë ka një kundërshtar të ri brenda demokratëve dhe e gjithë të gjithë retorikën e tij politike, e ka përqendruar pikërisht te ai, Gazment Bardhi. Basha nuk e përmendi me emër dhe mbiemër, por i referohet si “personi që po i çon demokratët drejt Non Grata-ve”
Gjatë fjalës së tij në Kolegjin e Kryetarëve këtë të martë, Basha tha se ai do të bëhet mburojë për vlerat e Partisë Demokratike dhe se nuk do të lejojë askënd, përfshirë edhe Bardhin, që ta dëmtojë PD-në.
Madje pati edhe një mesazh për të “udha e mbarë në bunkerin anti-amerikan”, referuar bashkëpunimit të Bardhit me Sali Berishën.
“Do bëjmë betejë vetëm për interesin e qytetarëve, ne e kemi demonstruar këtë vullnet, askush nuk është përballur më shumë se ju me pasojat e këtij vendimi, natyrisht ka nga ata që tashmë kanë zgjedhur rrugën e tyre, cili do që kërkon t’i bashkohet aleancës së udhës së korrupsionit është i lirë, por mos mbaj flamurin e demokratëve apo të flasë në emër të tyre, le të flasë në emër të klientelës së përbashkët të Bermudës, për shumë gjatë ju penguan ju, penguan PD me manovra të errëta që tani po shfaqen në sytë e demokratëve, por kjo kohë mori fund, dua ta them hapur nuk do lejojë askënd që të luajë me interesat politike të PD që kërkon të çojë demokratët symbyllazi në hyllitë e Non Gratave, sepse ne hymë në këtë betejë për të mbrojtur interesat e PD si interesat euroatlantike, i mbrojtëm me çmim të lartë.
Nuk do reshtim dhe nuk do humbasim durimin për të ftuar këdo që të reflektojë dhe të jetë pjesë e këtyre vlerave, por për ata që kanë vendosur që t’i trafikojnë vlerat në këmbim të komoditetin të rremë politik apo personal, udha e mbarë në bunkerin ant-amerikan, PD nuk e dëmtojnë më”, tha Basha.
Basha më tej ka ku falënderuar delegatët për pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike
Sipas tij, angazhimi i tyre nuk ishte vetëm për të mundësuar kuorumin e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, por një pjesëmarrje që dëshmon besimin në strukturat drejtuese të PD-së.
“Barometër i shpresave, pritshmërive dhe vendosmërisë së demokratëve për të lënë pas 2 vite tollovi dhe për të ecur përpara jo thjesht dhe vetëm me interesat më të mira të demokratëve, por me interesat më të mira të shqiptarëve në mendje dhe në zemër. Pjesëmarrjet në Kuvendet Kombëtare të cilat pët fat të mirë janë të dëshmuara në çdo rast nga media, nuk janë thjesht dhe vetëm mbledhje të delegatëve. Mesazhet që jepen në fjalimet e delegatëve, por dhe fryma që përçohet përmes pranisë së tyre është gjithashtu një tregues i qartë,” – u shpreh Basha.
Sipas tij, PD nuk ekziston për t’i shërbyer vetes së saj, por për t’i shërbyer interesit kombëtar dhe publik. Kjo, siç theksoi Basha, është vetëdija që i ka mbajtur gjallë dhe në furinë e goditjeve të njëpasnjëshme nga kasa e vjetër politike, duke përmendur këtu Ramën, Berishën dhe Metën.
“Ne për dy vite me apo pa vullnetin tonë kemi qenë pjesë e një agjende që na ka larguar nga njerëzit, na ka larguar nga hallet e tyre të përditshme, nga shqetësimet e tyre që burojnë nga politika, por që nuk kanë asgjë të përbashkët me shqetësimet e politikës apo të politikanëve”, deklaroi Basha.
Siç u shpreh ai, kjo nuk është politika që ata kanë zgjedhur të bëjnë dhe as ajo që njerëzit presin.