Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike e ka konsideruar Amnistinë Penale si aktin më të rëndë të kësaj qeverie, si edhe një atentat ndaj reformës në drejtësi. Përveç akuzave për qeverinë, Basha ka qenë i ashpër dhe me deputetët e Rithemelimit, të cilit i quajti “pupac të Ramës”.
“Akti më i rëndë i kësaj qeverie, atentat reformës në drejtësi, është faktorë të zhveshur nga përgjegjësi opozitare për të siguruar mbijetesën e një kaste politike zgjedh interesat e veta, përpara interesave të shqiptarëve, sot është dita që çdo deputet që ka ngritur kartonin, qoftë edhe në pretendime false, të distancohet nga ky akt, heshtja e tyre i komprometon rënde si pupac të Ramës”, u shpreh Basha.
Nga ana tjetër, Basha la të nënkuptuar se nuk do të përfshijë në listat për deputet, pikërisht ato emra nga opozita që kanë ngritur kartonin për këtë ligj e që vijojnë të heshtin.
“E rëndë për ata deputet që ndodhet aty me mandatin opozitar, në prag të shpalosjes së ofertës së saj elektorale do të marrë parasysh edhe qëndrimet e çdo deputeti në raport me amnistinë penale”, shtoi Basha në një deklaratë për mediat nga selia e Partisë Demokratike.