Kryesore Basha: Tani që flasim ka kriminelë të skeduar nga FBI në Kuvend,...

Basha: Tani që flasim ka kriminelë të skeduar nga FBI në Kuvend, pastroni sallën

Në Kuvend ka kriminelë. Kështu deklaroi Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Parlament në seancën e sotme.

Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se të ulur nëpër karriget e Parlamenti ka persona që janë të skeduar nga Policia e Shtetit dhe autoritetet ligjzbatuese ndërkombëtare, si FBI, Interpol, Europol etj.

Teksa replikoi ndaj deputetes Klotilda Bushka, e cila kërkoi në parlament nga deputetët të kenë kujdes në respektimin e kodit të sjelljes, kryedemokrati nënvizoi se  minimalja që mund të bëhet është që të votohet Vettingu në politikë.

“Pirgu i letrave që na keni vënë përpara. Është një harxhim kriminal i parave të taksa paguesve të OSBE. Pse është harxhim kriminal? Kjo nuk është gjë tjetër, veçse një koperturë që ju doni të hidhini mbi një kuvend që një problem, që ka ekzistuar edhe para 2013. Këtu në kuvend ka kriminelë, anëtarë të krimit të organizuar në kartelat e Europolit, të FBI, të DEA-s, janë kriminelë të ulur këtu. Ka edhe bedelë të organizatave kriminale. Këtu mbrapa  ulet dikush që ka përdorur fyerjet më të rënda gjuhën më të ulët që njeh fjalori shqiptar, ndaj zonjave, tash 8 vite pa u hyrë gjemb në këmbë”, u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha, ndërsa bëri sërish thirrje mazhorancës socialiste që të miratojë Vettingun në politikë.