Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përsëriti edhe njëherë thirrjen drejtuar qeverisë për të rritur numrin e testimeve tek qytetarët për të zbuluar koronavirusin.
Sipas kreut të opozitës, vetëm duket shtuar numrin e testimeve mund të identifikohen të prekurit nga koronavirusi dhe të ndalohet zinxhiri i përhapjes së mëtejshme të tij.
“Testimi është mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit. Prandaj sa nuk është vonë i bëj thirrje qeverisë të shtojë urgjentisht numrin e testimeve dhe të bëjë publike gjithë kapacitetet tona laboratorike. Çdo do të na kushtojë shumë shtrenjtë! Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë të infektuar, aq më gjatë do të vazhdojë karantina dhe më shumë do të thellohet kriza ekonomike”, u shpreh Basha.