Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përsëritur edhe një herë se opozita nuk do të heqë dorë nga protestat deri në plotësimin e kushteve.
Nga çadra e ngritur përballë kryeministrisë, Basha tha se nuk mund të ketë “Veting” me kriminelë në Kuvend dhe se në këtë mënyrë po kërcënohet siguria kombëtare.
“Krimi është njësh me shtetin dhe anasjelltas.
Në çdo cep të vendit ka shtabe kriminale. Reforma e 22 korrikut është në rrezik nga krimi.
T’i japim shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme me një drejtësi që do të jetë e pakapur për demokracinë e vërtetë.
“Vetting” me këtë qeveri të korruptuar nuk ka.
Kriminelët do të bëjnë gjithçka për të na lodhur dhe trembur. Republika e re do të jetë sipas standardeve evropiane”, – premtoi Basha.