Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi një biznes të madh në qytetin e Durrësit, ku njohu drejtuesit e tij me programin e ri për energjinë.
Basha prezantoi edhe njëherë angazhimet e tij dhe planin për të kthyer ekonominë dhe biznesin në rrugën e normalitetit dhe të rimëkëmbjes.
“Energjia është prioritet. Energjia ka qenë prioritet prej dekadash, për çdo ekonomi që ka bërë përpara dhe çdo ekonomi që duhej të bëjë përpara, energjinë duhet ta ketë a , b , c-në. Duhet ta ketë bazament. Në qoftë se ti energjinë e ke në kolaps siç e kemi sot ne, harroje që mund të ecim përpara.
Ne do të subvencionojmë qoftë përmes lehtësirave fiskale por edhe subvencionime të drejtë për drejta në mënyrë që kjo energji diellore të na kthehet në energji elektrike dhe të komplementojë energjinë hidrike. Kjo do na japë mundësinë ne që energjinë e prodhuar nga uji ta shesim në kuotën më të lartë mundësisht në eksport”, tha Basha.