Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se keqqeverisja e kryeministrit Rama është arsyeja pse vendi ka një rekord të zi për emigracionin.
Basha thotë se është koha për të reaguar, ndërsa zbrazja e Shqipërisë është një akt tradhtie kombëtare.
“Sa kohë ky njeri drejton Shqipërinë, aq kohë shqiptarët do zbrazin vendin e të parëve. Keqqeverisja e këtij KM që vret shpresat e qytetarëve, është arsyeja për këtë rekord botëror të zi në emigracion. Është koha për të reaguar. Zbrazja e Shqipërisë është akt tradhtie kombëtare”, shkruan Basha.
Kreu i opozitës e shoqëron postimin në Twitter me një foto grafik, ku Shqipëria kryeson në aplikimet për azil në BE për 2019-n në raport me një foto grafik, ku Shqipëria kryeson në aplikimet për azil në BE për 2019-n në raport me popullsinë.
Sa kohë ky njeri drejton Shqipërinë, aq kohë shqiptarët do zbrazin vendin e të parëve. Keqqeverisja e këtij KM që vret shpresat e qytetarëve, është arsyeja për këtë rekord botëror të zi në emigracion. Është koha për të reaguar. Zbrazja e Shqipërisë është akt tradhëtie kombëtare! pic.twitter.com/dwjS38I1Cx
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) March 6, 2020