Politika Bashës i del kundër edhe Bardhi: Tërheqja juaj dhe e Sali Berishës...

Bashës i del kundër edhe Bardhi: Tërheqja juaj dhe e Sali Berishës mund të përbashkojë

Pas dy nënkryetarëve, edhe sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi kërkoi dorëheqjen e Lulzim Bashës për t’i hapur rrugën bashkimit të demokratëve. Në fjalën e tij në grupin parlamentar demokrat Bardhi, duhet të gjendet një zgjidhje që qetëson demokratët.

“Një hap pas i juaji që merr me vete edhe Sali Berishën, i hap rrugën një procesi bashkimi, është shansi vetëm për t’i dhënë mundësi PD. Ne nuk mund të improvizojmë. Sepse rrezikojmë të copëzohemi akoma më shume. Këtu jemi pak. Edhe me ata jashtë jemi pak. Pra na duhet të dimë tani hapin a, b dhe c. Mundësinë për të fituar demokratëve në 2023 ia japim duke parë interesin e PD. Hap pas pa bërë kthim pas, sepse kështu nuk shkojmë askund. Na duhet një zgjidhje që qetëson demokratët, se jemi në gjendje lufte dhe që i bën bashkë demokratet. Pra, vendimi për Sali Berishën nuk mund të zhbëhet. Këtu kemi qenë të gjithë dhe e kemi mbështetur. Tërheqja juaj dhe e Sali Berishës mund të përbashkojë, dhe mund të japë një shans për zgjidhje. Zgjidhja duhet te jete e plote, afatgjate. Është një rrugë për t’u testuar për të sjellë demokratet ne pushtet”.