Koalicioni mes Sali Berishës dhe Ilir Metës do të ketë emrin “Bashkë Fitojmë”.
Ky koalicion ka dërguar në KQZ kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në vendoret e 14 majit.
Pjesë e tij janë katër parti: Partia e Lirisë, Partia Demokratike e Shqipërisë, Partia e të Drejtave të Njeriut dhe ajo Demokristiane.
Kërkesa u paraqit sonte në KQZ nga nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari dhe përfaqësuesi ligjor i PD, Ledio Nuraj.
Drejtuese politike e koalicionit është PD-ja, ndërsa partia udhëheqëse e koalicionit është Partia e Lirisë.