Kryeministri Edi Rama ka emëruar Majlinda Dhukën si kryenegociatore dhe ministre të Shtetit.
“Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE,ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit”, u shpreh kreu i qeverisë Edi Rama, teksa dha lajmin në një postim në Twitter mengjesin e së hënës.
Por, kush është Majlinda Dhuka?
Dhuka njihet si bashkëpunëtore e kryeministrit Edi Rama që kur ky i fundit drejtonte Bashkinë e Tiranës. Së fundmi ajo ka mbajtur poste të rëndësishme në Kryeministri.
Dhuka është e bija e Foto Dhukës, ish-minister i Industrise e Tregtise në qeverinë e Pajtimit Kombëtar më 1997.
Majlinda Dhuka prej vitesh është pedagoge në një universitet privat me profil ekonomik.