Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar paraditen e së mërkurës një takim me Sali Berishën, në selinë e PD-së, për të vijuar negociatat për zgjedhjet vendore.
Deri në 6 nëntor, Partia Demokratike ka deklaruar se do të zhvillojë bisedime me të gjithë aleatët e saj për të marrë propozime për primaret dhe kandidaturat e pushtetit lokal.
Sjellim në vëmendje se e diela e 14 Majit do të jetë e diela kur shqiptarët do të ftohen për zgjedhur kryebashkiakët e rinj për 4 vitet e ardhshme.
Presidenti Bajram Begaj nxorri dekretin me datën për zhvillimin e kësaj gare, këtë të hënë dhe përveç ftesës për votuesit të ushtrojnë të drejtën për të shprehur vullnetin e tyre masivisht, nxit palët të shkojnë drejt kësaj date me përulësi dhe respekt ndaj qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë.