Policia italiane arrestoi presidentin e Këshillit Rajonal të Kalabrisë, Domenico Tallini, eksponent i koalicionit ”Forza Italia”,
Tallini u vendos në arrest shtëpiak nga karabinierët me akuzën e bashkëpunimit të jashtëm në klanin mafioz të ‘Ndrangheta.
Sipas akuzës, marrëdhëniet e Domenico Tallini me klanin Grande Aracri do të kishin përfshirë krijimin e një kompanie, me bazë në Catanzaro, që synonte shpërndarjen me shumicë të produkteve medicinale përmes një rrjeti të pikave të shitjes të përbërë nga farmacitë dhe parafarmacitë (20 në Kalabri, dy në Pulia dhe një në Emilia Romagna).
Tallini do të kishte siguruar mbështetje për klanin, veçanërisht në fazën fillestare të projektit dhe ndërhyrja e tij, sipas asaj që raportuan karabinierët, gjithashtu do të ishte reciproke me mbështetjen e klanit në zgjedhjet rajonale të nëntorit 2014.
Kontributi i Tallini do të ishte vendimtar në favor të përshpejtimeve fillestare burokratike për të marrë autorizimet e nevojshme për krijimin e ndërmarrjes për shpërndarjen e ilaçeve.
Ky operacion i koordinuar nga Prokurori i Republikës së Catanzaros Nicola Gratteri ka marrë falenderimet e të gjithë klasës politike.